Paloka nuk tundet nga letrat: E vetmja rrugë për të rrëzuar Ramën është...

Politikë

Protestat janë e vetmja rrugë që i ka mbetur opozitës për të larguar Ramën nga pushteti. Kështu është shprehur ish-deputeti i PD-së Edi Paloka i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24. Kur opozita pritet të organizojë sërish një protestë kombëtare më 25 maj në Tiranë, Edi Rama i ka dërguar liderit të PD-së Lulzim Bashës dy letra për dialog.

Paloka është shprehur se letrat janë “lojëra para ndërkombëtarëve” letrat për dialog, që Rama i ka dërguar së fundmi Bashës. “Letrat, Rama i ka një nga ato lojërat e tija të zakonshme që përpiqet t’ju thotë ndërkombëtarëve se unë jam gati për dialog, se shqiptarët e dinë mirë sa është. Me atë që ndodhi sot në KQZ ai e tregoi se çfarë qëllimi ka: Të manipulojë edhe këto zgjedhje, ndonëse pa opozitën”,- tha Paloka.

Demokrati theksoi se rruga që ata kanë zgjedhur nuk vjen si pasojë e frikës që kanë nga reforma në drejtësi, apo nga ngritja e SPAK. Paloka tha se është pro këtyre institucioneve, por se ato duhet të jenë të pakapura nga Rama.

“Janë bërë disa reforma tani, ajo që u nis që e votuam 140 deputetë është edhe ajo qe vazhdoi pastaj nën qeverinë e Ramës. E shihni si kemi ngelur pa gjykata. Kemi qenë ne ata që i kemi kërkuar të ngrihen sa më shpejt këto institucione. Po tani s’ke as reformë as drejtësi. Reforma siç po bëhet është një nga pasojat e këtij individi që drejton sot. I vetmi që e shkatërroi reformën në drejtësi është ai njeri. Ajo reformë sot ka degjeneruar në një pikë të tillë, sa është kapur nga njerëzit e Ramës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai vetting i famshëm për dy të bardhë, thotë njëri është i bardhë dhe tjetri i zi, ndërsa për dy të zinj, njëri i zi e tjetri i bardhë. Ne e kemi bërë të qartë që s’mund të ketë dialog me Ramën kryeminisër. Vetëm për zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk mendon ai. Nëse është kaq i fuqishëm dhe e do vendin kaq shumë sa thotë, të bëjë gjysmën e asaj që bëri kancelari austriak. Të gjithë ne kërkojmë që të ketë një qeveri teknike, që ti hapë rrugë ndryshimeve kushtetuese, të cilat do të mundësojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme”,- vijoi ai.

Sa për protestën e së shtunës, Paloka iu dha një mesazh kritikëve të dhunës. Ai tha se pot ë mos ishte politika në mes, populli do rebelohej akoma edhe më shumë.

“Presim që të shtunën pjesëmarrja të jetë më e madhe se herët e tjera. Është thënë shpesh kontrollohuni, mos bëni dhunë, por kushdo që e thotë le të kuptojë një gjë: Që po të mos ishin partitë protestat do merrnin tjetër rrugë. Qytetarët do shtynin dufin në çfarëdolloj mënyre. Ata që bëjnë thirrje le të kuptojnë që protestuesit janë njerëz që Rama u ka marrë jetën dhe se nuk kanë çfarë humbasin. Jemi ne që i mbajmë ata të mos përshkallëzojnë situatën”,- shtoi ai.

ME TE LEXUARAT