‘Mezi mbijetuam…’, ministri serb, Daçiç i shpëton sulmit terrorist në Somali

Kliko per me shume info

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç i ka shpëtoi një sulmi terrorist në një vizitë në Somali.

Sulmi ka lënë të vdekur të paktën 9 persona ndërsa ka edhe shumë plagosur. Mes të plagosurve është edhe ish-ministri i Jashtëm somalez, Hussein Elaba Fahia, i cili ishte gjithashtu këshilltar i presidentit aktual të Somalisë.

Kliko per me shume info

Kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç ishte në një takim me presidentin somalez, Muhamed Abdullahi Muhammed në pallatin presidencial në Mogadishu ditën e djeshme, kur një makinë plot eksploziv shpërtheu përpara rezidencës.

Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë dacic, i cili shkruan se mezi i ka shpëtuar sulmit terrorist në Somali.

“Ne (këtu në Somali) mezi mbijetuam. Një makinë bombë përpara pallatit presidencial ndërsa ishim në takim. Ka të vdekur në sulm”, deklaroi Daçiç.

loading...