Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Haradinaj thirrje qytetarëve: Votoni Partinë Popullore Europiane

Pak ditë përpara se të mbahen zgjedhjet për deputetët e Parlamentit Europian, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj iu ka bërë thirrje qytetarëve kosovarë që jetojnë në vendet e Bashkimit Europian, që të votojnë për ata që sipas tij, promovuan interesat e vendit të tyre.

loading...

Rekomandojme

Haradinaj fton qytetarët që të votojnë veçanërisht për PPE Group duke shtuar se përbërja e re e Parlamentit do të jetë një partner i rëndësishëm për Kosovën në 5 vitet e ardhshme.

“Ju  bëj thirrje qytetarëve të mi, qytetarëve të Kosovës që të përdorin të drejtat e tyre të votimit në Shtetet Anëtare të Bashkimit Europian dhe të votojnë kandidatët që ndihmuan dhe promovuan interesat tona të përbashkëta, veçanërisht @EPPGroup. Përbërja e re e @Eparlamentit do të jetë një partner i rëndësishëm për ne në 5 vitet e ardhshme”, shkruan Haradinaj.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Comments are closed.