Basha, takim me aleatët në selinë e PD

Kliko per me shume info

Kryetari i opozitës Lulzim Basha do të zhvillojë një takim me krerët e partive aleate në orën 10:30 në selinë e PD-së. Objekt i takimit do të jet1% vijimësia e aksionit opozitar.

Takimi midis tyre vjen një ditë pas Letrës së Hapur që Kryeministri Edi Rama i drejtori Bashës për t’i kërkuar Dialog për zgjidhjen e krizës politike, por që mori përgjigje të prerë Basha dje në rrjetet sociale: “Fjalën vendimtare për zgjidhjen njëherë e përgjithmonë të plagëve që shkaktojnë këtë krizë, do ta kenë shqiptarët! – shkroi Basha në Fb. – Nuk do të ketë pakte kulisash, do të ketë një dialog kombëtar dhe në fund një vendimarrje me referendum nga populli. Asnjë hap pas!”

Kliko per me shume info

Në Letrën e Ramës thuhej ndër të tjera:” Zoti Kryetar, Ju drejtohem me këtë letër publike, në përpjekjen për t’i thirrur arsyes Suaj dhe për t’iu kthyer të vetmes rrugë që demokracia njeh, për trajtimin e mosmarrëveshjeve mes palëve: Dialogut!”

loading...