U shpall e humbur, minorenja gjendet në Berat por del kundër prindërve, ja dëshmia

Aktualitet

15-vjeçarja që u denoncua e zhdukur në Fier është gjetur nga policia në Berat, por minorenia ka dalë kundër prindërve.

Policia e Fierit njofton zyrtarisht se sot në Komisariatin e Policisë Fier është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasi SH.XH, 50 vjeç, për largim nga banesa të vajzës së tij 15-vjeçare.

Pas marrjes së kallëzimit, policia ka nisur kërkimet ku në bashkëpunim me Policinë e Beratit vajza është gjetur dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Berat.

Nga deklarimet e para, 15-vjeçarja ka thënë se ka ikur me dëshirën e saj për t’u martuar në Berat. Ajo ka rrëfyer se ishte e dashuruar dhe se i dashuri i ka premtuar martesë por prindërit nuk kanë dashur. Për këtë arsye ajo është larguar pa dijeninë e tyre nga shtëpia.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia pritet që ta kthejë 15-vjeçaren në Fier pranë prindërve, ndërsa është shoqëruar dhe djali me të cilin ishte larguar.

ME TE LEXUARAT