Rama reagon ndaj Metës: Presim apelin në mbrojtje të 30 qershorit

Kliko per me shume info

Pas deklaratës së presidentit të Republikës, Ilir Meta në lidhje me mungesën e Gjykatës Kushtetuese, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Shefi i qeverisë shkruan se Gjykata Kushtetuese sot falë procesit të vettingut është një djep bosh pa shejtanin brenda.

“A e pengon mungesa e Gjykatës Kushtetuese Presidentin e Republikës të mbrojë datën e zgjedhjeve që sipas Kushtetutës ai e ka dekretuar? Falë Vetingut GJK është sot një djep bosh pa shejtanin brenda! Kjo është më shumë se gjysma e një pune të madhe që kërkon durimin e kohën e saj.

Kliko per me shume info

Padiskutim Presidenti ka të drejtë kur thotë djegia e mandateve është e papranueshme po dhe më i papranueshëm është përbetimi për të djegur zgjedhjet! S’e dimë opinionin e Presidentit për këtë dhe bashkë me kritikat e tij,mezi e presim apelin e vonuar në mbrojtje të 30 qershorit” deklaron Rama.

loading...