Djaloshi 15 vjeçar, fiton miliona duke luajtur lojëra në internet

Bota

Studenti i shkollës Middlesex në SHBA, i cili vazhdimisht luan vazhdimisht lojën online "Benjyfishy" ka fituar tanimë 31,000 dollarë në garat që zhvillohen online përmes këtyre lojërave dhe çfarë është edhe më e bukura sapo ka siguruar edhe një tjetër shumë prej 63,000 dollarësh.

Ai së bashku me një mikun e tij është duke fituar mijëra dollarë përmes këtyre lojërave online dhe mund të thuhet fare pa frikë se ai është lojtari më i mirë në botë në këtë lojë. Ky është 15 vjeçari londinez i cili luan me lojën online, "Benjyfishy".

Djaloshi i cili quhet Benjy 147 mijë ndjekës në YouTube dhe një tjetër me 118 mijë ndjekës.

Djaloshi shprehet se ka qenë vetë familja që i ka kërkuar atij të heqë dorë nga shkolla dhe të dedikohet me kohë të plotë në lojërat online.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai është shprehur se ka pasur gjithmonë dëshirë të bëhet mjeshtër i lojërave online dhe se ky ka qenë i vetmi synim në jetën e tij që në vogëli duke luajtur vazhdimisht me ‘Call of Duty’ lojë të cilën e praktikonte në moshën 7 vjeçare.

Ai ka treguar se nëna dhe familja nuk e besonin që ai mund të kishte ndonjë përfitim nga kjo lojë derisa më në fund ai një natë është zgjuar dhe i ka thënë nënës së tij se ka fituar rreth 13,000 dollarë duke mundur lojtarët më të mirë të Evropës.

ME TE LEXUARAT