Rikthim i vizave, Avramopulos: Si do veprojmë, nëse vjen kërkesa

Kliko per me shume info

Komisioneri Dimitris Avramopoulos komentoi vendimin e parlamentit në Holandë për kthimin e vizave me qytetarët shqiptarë.

Ai pohoi se nuk dëshiron të hyjë brenda çështjeve të brendshme të një vendi anëtar të BE-së, por shtoi me siguri se në Komisionin e BE-së nuk ka arritur asnjë ankesë.

Kliko per me shume info

Ai tregoi se si do të veprohet më tej nëse një kërkesë e tillë mbërrin në Komision.

“Ne nuk bëjmë komente për atë që vendoset në nivelin e vendeve anëtare, por për derisa thelbi kryesor ka të bëjë me mekanizimin për pezullimin e vizave, që ka interes të madh për ju, më lejoni t’u them se Komisioni nuk ka marrë asnjë njoftim që kërkon pezullimin e vizave. Për asnjë vend në Europë që përfiton.

Nëse mund të ndodhë në të ardhmen, më besoni se do të bëjmë një analizë të kujdesshme nëse një veprim i tillë do të duhet të merret apo jo në përputhje me procedurat dhe informacionin që ka të bëjë me rrethanat specifike të një vendi X”—tha komisioneri.

loading...