Operacioni Vol-Vo 4, kapet një tjetër anëtar i bandës

Aktualitet

Vijon Operacioni policor i koduar “Vol-Vo 4” . Gjatë orëve të fundit është ndalohet  një  tjetër person  i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Forcat e posaçme Operacionale në DVP Durrës,  pas informacioneve të marra dhe një pune të mirë organizuar, bënë  kapjen dhe ndalimin e shtetasit  të shpallur në kërkim më datë  22.10.2018, në kuadër të operacionit policor të  koduar “Vol-Vo 4”  dhe konkretisht shtetasi

Marjo Zeqiri 36 vjeç, banues në lagjen Kodër, Sukth, Durrës.

Shtetasi M. Z,  ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, në datë 22.10.2018 ,ka vendosur ndaj tij masën e sigurimit “Arrest me burg” për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”,  “Trafikim i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal” si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT