Ndodh në Poloni, gruaja lind gjashtënjakë

Bota

Për herë të parë një grua në Poloni ka lindur gjashtënjakë.

Sipas mjekëve, gruaja nga Krakov solli në jetë 4 vajza dhe 2 djem.

Pesha e secilit nga fëmijët është 1 kg.

Lindja e tyre është bërë me prerje cezariane në javën e 29-të të shtatzënisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Nëna është e shëndetshme. Ajo është e lumtur që arriti të lindte 6 fëmijët e saj,"-tha mjeku Richard Lauterbach për radion vendase RMF.

Disa nga foshnjat kanë nevojë të qëndrojë në inkubator, por në përgjithësi të gjashtënjakët janë të shëndetshëm.

Presidenti polak, Andrzej Duda tha se kjo është e pazakontë në vend, ndërsa politikanët përgëzuan prindërit dhe stafin mjekësor, duke vënë në dukje se është hera e parë që lindin gjashtënjakë në Poloni.

ME TE LEXUARAT