Kriza politike, ambasadori britanik i shkon në zyrë Metës

Politikë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman ka zhvilluar një takim me Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Në qendër të takimit mendohet se ka qenë situata politike në vend, në kohën kur opozita ka vendosur të mos shkojë në zgjedhje, ndërsa mazhoranca nga ana e saj thotë se zgjedhjet do të zhvillohen në 30 qershor.

Takimi vjen disa ditë pas kreu i PD, Lulzim Basha zhvilloi një vizitë në Londër, ku u takua me zyrtarë të lartë të parlamentit britanik.

ME TE LEXUARAT