Kërkesa e pazakonte e shqiptares: Dua të ndroj jetë si shtetase italiane…

Kliko per me shume info

“Koha që më ka mbetur për të jetuar, do doja ta jetoj si një qytetare e denjë. Para se të vdes, dua nënshtetësinë italiane”, këto janë fjalët e një 44-vjeçareja shqiptare Adelina Sejdini.

Ajo ka qenë viktimë e trafikimit dhe prej gati 20 vitesh jeton në krahinën e Brindisit dhe ende nuk është bërë nënshtetase italiane. Por sfidat e jetës nuk kanë të sosur për Adelinën. Ajo tani po lufton me kancerin, ndërsa i bën apel autoriteteve italiane ti japin pasaportë.

Kliko per me shume info

“Unë kam nevojë për kujdes të vazhdueshëm shëndetësor. Shteti italian, shumë vite më parë, më bindi të denoncoj tutorët, më premtuan mbrojtje, tani të më mbrojnë deri në fund”, tha shqiptarja.

Javën e kaluar Adelina u operua në spitalin San Matteo në Pavia, dhe është ende në spital.

Pas miratimit të dekretit të sigurisë së jetës së saj, në proceduara administrative ishte lëshuar vetëm një leje qëndrimi për raste të veçanta, e cila i skadon në Tetor.

“Këtu mjekët dhe infermieret kujdesen për mua, por kam frikë se mund të më dëbojnë për shkak se më skadon leja e qëndrimit”, tha më tej ajo.

Për këtë ajo kërkon që t’i jepet nënshtetësia. “Unë kërkoj një minimum e të drejtave sepse prej shumë vitesh kam luftuar për të ndihmuar të gjitha viktimat e trafikimit, kërkoj të më jepet nënshtetësia italiane”.

Adelina 19 vjet më parë, pasi ishte rrëmbyer, përdhunuar dhe shitur, mbërriti në Itali dhe u shfrytëzua për vite të tëra si prostitutë, derisa u rebelua dhe bashkëpunoi me policinë ku çoi në arrestimin e dhjetëra njerëzve.

Ajo i është drejtuar me një letër edhe Presidentit italian, i cili i është përgjigjur po me një letër se do të shikojë me kujdes situatën e saj. Po kështu, Adelina ka qenë disa here protagoniste në median italiane ku ka folur për eksperincen e saj të tmerrshme dhe mënyren si doli nga rrjeti i trafikimit. Ajo gjithashtu ka apeluar disa here që të trajtohet si “italiane”.

loading...