Gjiko publikon foton më të adhurueshme të Zërit

Aktualitet

Edhe moderatorja Elita Rudi dhe reperi Gjiko herë pas here publikojnë foto të vogëlushit të tyre dhe s’dimë cilën të cilësojmë si më të adhurueshmen!

Më datën 21 shkurt të këtij viti Zëri i vogël ka ardhur në jetë dhe vlen të theksohet se është kthyer ndër fëmijët më të pëlqyer e të komentuar të artistëve shqiptarë.

Pasi Elita publikoi ditën e djeshme një foto të bebushit teksa flinte gjumë, edhe bashkëshorti i saj Gjiko ka postuar një të tillë, akoma edhe më të bukur.

Në postimin e Gjikos, Zëri duket se sapo është zgjuar nga gjumi ndërkohë ne të gjithë jemi dakord me përshkrimin e reperit: “Dashuri!”

ME TE LEXUARAT