'Gjiknuri dhe Balla kërcënuan anëtarët e KQZ'

Aktualitet

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se ka përgjime telefonike, ku Damian Gjiknuri dhe Taulant Balla kërcënojnë anëtarët e KQZ-së. Basha nuk dha më shumë detaje, por shtoi se përgjimet janë në duart e ndërkombëtarevë.

“Damian Gjiknuri dhe Taulant Balla, ka tabulate telefonike ku ju kërcënoni anëtarët e KQZ-së, të cilat tashmë u janë çuar ndërkombëtarëve dhe jeni të survejuar. Nuk keni asnjë shans të kryeni grushtin e shtetit. Tërhiquni sa nuk është vonë, ndryshe Kushtetuta dhe Sovrani do t’ju gjykojnë. Drejtësia e re do ju japë dënimin e merituar me ligj”, iu drejtua Basha nga aktivi i PD-së në Berat.

Ish-ministri i Infratrukturës dhe Energjitikës, Damian Gjiknuri është përmendur se ka ndikuar në zgjedhjet lokale të Dibrës,  ndërsa është hera e parë që pretendohet se edhe Balla është i përfshirë në shit-blerje votash.

ME TE LEXUARAT