Vetem 13 vjeç, hakeri që vodhi paswordet e 35 mijë përdoruesve, bëhet konsulent banke

Bota

Nga haker në konsulent i besuar në bankë. Kjo është historia e një 13 vjeçari norvegjez.

Djali i cili kishte arritur të vidhte pasëordet e 35 mijë përdoruesve, është quajtur si djali magjistar nga një prej bankave më të njohura digitle në qytetin e tij Bergen në Norvegji, raporton media norvegjeze.

Pasëordet dhe informacionet digitale që djali kishte arritur të hakeronte i përkisnin profesorëve studentëve të shkollave private dhe lokale. Djali kishte vjedhur edhe dokumente shkolle. Kjo e fundit ndihmoi policinë që të binte në gjurmët e tij.

Më pas erdhi dhe oferta e punës nga një ndër bankat më të njohura online. Djaloshi është punësuar për muajt e verës si konsulent i angazhuar pë të rikontrolluar sistemin e sigurisë dhe për ti nënshtruar projekteve të reja digitale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Është e qartë që ky djalë ka një talent të madh, që ne do të donim ta zhvillonim" ka shpjeguar për televizionin norvegjez drejtori i Institutit bankar.

ME TE LEXUARAT