Tsipras për Financial Times: Nuk do të penalizojmë Maqedoninë e Veriut, për hir të Shqipërisë!

Kliko per me shume info

Pak ditë më parë komisionieri për zgjerim, Johanes Hahn, deklaroi për DW, se do të ishte e padrejtë që në qershor të penalizohej Maqedonia e Veriut për hapjen e negociatave, meqenëse Shqipëria nuk është ende gati. Duket se i të njëjtit mendim është edhe kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras.

Greek Prime Minister Alexis Tsipras gives a press conference during the Greek-Serbian High-Level Cooperation Council, in Thessaloniki on July 13, 2017. / AFP PHOTO / SAKIS MITROLIDIS (Photo credit should read SAKIS MITROLIDIS/AFP/Getty Images)

Gjatë një interviste për Financial Times, duke folur për marrëdhëniet e Greqisë me Shqipërinë përveç kushtit për të drejtat e njeriut (minoritetet) të cilin ja ka thënë në sy edhe kryeministrit Rama, Tsipras deklaroi se nuk mund të rrezikohet edhe Maqedonia që ka bërë përparime, për hir të Shqipërisë.

Kliko per me shume info


“Nëse Shqipëria përmbush detyrimet e saj për të drejtat e njeriut, Greqia dhe unë personalisht do të mbështes një vendim të mundshëm në qershor për Shqipërinë për të filluar proceset e pranimit në BE, së bashku edhe Maqedoninë e Veriut. Por ne nuk do të rrezikojmë procesin e pranimit për Maqedoninë e Veriut, nëse ajo ka bërë përparim. Kjo do të ishte e padrejtë”, deklaron Tsipras.

loading...