Arrestohen 2 punonjës të bagazheve në Rinas, i vodhën udhëtarit 4800 euro nga valixhja

Aktualitet

Arrestohen dy punonjës të ngarkim -shkarkimit të bagazheve, të dyshuar  për vjedhje  të pasurisë  nga bagazhet e udhëtarëve, si dhe procedohen në gjendje të lirë edhe dy punonjës të tjerë.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale shuma e eurove të vjedhura në bagazhin e një pasagjeri të një linje ajrore.

Zbardhen edhe katër vjedhje të tjera, ku autorë të dyshuar janë shtetasit e arrestuar.

Në kuadër të zbatimit të detyrave  të Planit të masave  “Për shtimin e masave të sigurisë në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” Rinas”, si dhe nisur 
edhe  nga disa kallzime dhe ankesa të administruar nga ana e Policisë Kufitare Rinas  për vjedhje

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

të pasurisë në bagazhe të udhëtarëve  të linjave ajrore,  Policia Kufitare e Rinasit ka organizuar punën për goditjen e  personave që kryenin këtë veprimtari kriminale.

Në bazë të  informacioneve të marra në rrrugë operative se disa nga punonjësit e  sektorit të ngarkim-shkarkimit  të bagazheve në vendin e qëndrimit të avionëve në aeroportin “Nënë Tereza” – Rinas, dyshohet se kryenin vjedhje të pasurisë në bagazhet e pasagjerëve të linjave të ndryshme, finalizuan me sukses operacionin policor  “BAGAZHI I FUNDIT”.

Si rezultat u bë  arrestimi në flagrancë i shtetasve:

 D. M. 22 vjeç, banues  në Tiranë

 E. Rr., 24 vjeç, banues në Ndroq, Tiranë, për veprën penale të “Vjedhjes në bashkëpunim”.

Si dhe janë proceduar penalisht  edhe shtetasit A. E, 27 vjeç, banues në Mëzez  në Tiranë dhe R.H. 27 vjeç, banues në Tiranë, edhe këta punonjës të  ngarkim -shkarkimit të bagazheve të pasagjerëve të linjave ajrore.

Më  datë 17.05.2019,  shtetasi H.E ka kallzuar në Komisariatin e Policisë Rinas, vjedhjen e një sasie prej 4800 euro në bagazhin e tij të udhëtimit,  vjedhje të cilën e ka konstauar në aeroportin e Lubjanës, Slloveni.

Si rezultat i veprimeve operative dhe proceduriale të kryera nga Seksioni për Hetimin e Krimeve  në Komisariatin e Policisë Rinas u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, si dhe gjetja dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i shumës prej e 4550 euro, ku dy shtetasit e arrestuar dyshohet se në  bashkëpunim me njëri -tjetrin ja kanë vjedhur  shtetasit H.E nga bagazhet.

Po nga veprimet e kryera dyshohet se shteatsit e mësipërm  në bashkëpunim edhe me disa punonjës të tjerë  janë autorë të dyshuar edhe në disa raste të tjera vjedhje pasurie dhe konkretisht:

•    Vjedhjes së një sasi vlerash monetare të shtetasit L.J, më datë15.04.2019 

•    Vjedhjes së një varse flori  të shtetases A.Z më datë  24.04.2019

•    Vjedhjes së  një varse flori  të shtetases D.H, më datë 13.05.2019 

•    Vjedhjes së një sasi vlerash monetare paund shtetasit L.K, më datë 10.03.2019. 

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale në fushën e vjedhjes së pasurisë

ME TE LEXUARAT