Policia evakuon Kullën Eifel, një nga vizitorët nisi ngjitjen...

Bota

Kulla Eifel në Paris është evakuuar pasi një njeri u pa duke u ngjitur lart në 324 metra (1,063 ft).
Raportet e mediave lokale tregojnë se turistët po largohen nga baza e kullës ndërsa të tjerët qëndrojnë përreth duke shikuar skenën.

Incidenti filloi në rreth orës 14:15 të kohës lokale. Personeli i sigurisë i shperndau shikuesit  si një masë paraprake dhe e rrethoi zonën.

Kulla Eifel aktualisht është e mbyllur deri në një njoftim të mëtejshëm”, thuhet në llogarinë në Twitter të Kulles Eifel. “Ne i këshillojmë vizitorët tanë që ta shtyjnë vizitën e tyre”.

Personi i paidentifikuar thuhet se filloi ngjitjen e tij në nivelin e dytë, në rreth 149 metra mbi nivelin e tokës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një numri turistësh brenda kullës iu tha të qëndronin në vend ndërsa policia negocionte me personin.

ME TE LEXUARAT