Këpucën e Artë/ Mbappe tregon çfarë bëri mbrëmë kur Messi shënoi 2 gola

Sport

Pas dopjetës që shënoi dje kundër Eibarit në barazimin 2-2, Lionel Messi ka shkuar në kuotën e 36 golave në La Liga dhe është pranë fitimit të “Këpucës së Artë” për herë të gjashtë në histori.

Rivali më i afërt i Messit është sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe.

Francezi ka thënë se ëndërron që ta fitojë këtë çmim, por do ta ketë të vështirë, sepse ka vetëm një ndeshje në dispozicion, ndërsa është 4 gola prapa yllit të Barcelonës.

“E vërteta është që e ëndërroj këtë çmim. E pashë ndeshjen ku Messi shënoi dy gola dhe pas saj, ika menjëherë në shtrat”, tha Mbappe.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Messi ka realizuar 36 gola në kampionatin spanjoll, i cili tashmë ka përfunduar, ndërsa Mbappe ka dhe një ndeshje për të luajtur, teksa ka realizuar 32 herë

ME TE LEXUARAT