Durrës, shkonte në shkollë me kufje në vesh, humb jetën 16-vjeçari i përplasur nga treni

Aktualitet

Pak minuta më parë spitali i Durrësit njoftoi se 16-vjeçari që u përplas nga treni paraditen ndërroi jetë.

Ai nuk mundi të mbijetonte pas tre orëve në sallën e operacionit.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:00, në lagjen Nr.4 Durrës”. Pas hetimeve rezultoi ai u identifikua me inicialet S. Kokomani.

Grupi Hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

ME TE LEXUARAT