Basha i bindur: Ia vlen çdo çmim dhe sakrificë, është betejë për jetë a ...

Politikë

“Kjo është një betejë për jetë a vdekje, dhe në jemi të vendoaur për ti dhënë fund kësaj babëzie dhe tiranie që qeveris me çdo çmim”, kjo është deklarata e kreut democrat të bërë gjatë mbrëmjes së sotme nga Shkodra.

Basha tha për gazetarët se për të ndaluar tiraninë e krimit duhet një tjetër sakrificë dhe opozita është e gatshme për ta bërë.

“Për të ndaluar një tjetër tirani të krimit ia vlen çdo sakrificë dhe çdo çmim.. Por unë, Partia Demokratike, opozita e bashkuar dhe gjithë shqiptarët jemi të gatshëm për të ndaluar këtë tirani të veshur me krim, babëzi dhe korrupsion që ka mbyllur dyert e Europës.

Kjo është një betejë për jetë a vdekje por fundi i saj është i përcaktuar pasi do të jetë fundi i atyre që duan të rikthejnë këtë tirani dhe fitorja e qytetarëve të bashkuar”, tha Basha ndër të tjera.

ME TE LEXUARAT