Arbana Osmani do të largohet nga Top Channel?

Showbiz

Këto mund të jenë ditët e fundit të Arbana Osmanit në televizionin “Top Channel”.

E themi këtë pasi, Arbana Osmani ka dhënë alarmin në mesin e fansave në rrjetin social Instagram, përmes një postimi që na bëri vërtet konfuzë.

Moderatorja e emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, shkruan se ndihet e lodhur por e lumtur ndërkohë që po kalon ditët e fundit në “Top Channel”.

“Ditët e fundit në Top, e lodhur por e lumtur”, shkruan ajo.Nuk e dimë nëse  Arbana u referohet ditëve të fundit të sezonit të “Dua të të bëj të lumtur”, apo e ka fjalën për largimin nga televizioni ku është rritur profesionalisht dhe ka një jetë që punon.
Në një postim të një jave më parë ajo shprehej se ishte duke punuar për 5 historitë e fundit për këtë sezon të emisionit, duke lënë të kuptohet se ky nuk do të jetë sezoni i fundit.
Pak kohë më parë u përfol largimi i moderatores nga “Top Channel” pas një debati me drejtorin e televizionit, Ben Blushi.
Nuk e dimë nëse “ditët e fundit në Top”, i referohen këtij debati të ndodhur pak muaj më parë, gjithsesi na mbetet të presim për një tjetër reagim të moderatores.

ME TE LEXUARAT