Majk uron të birin për ditëlindje me fjalët më të ndjera

Showbiz

Reperi i suksesshëm Majk ditën e sotme ka ndarë me ndjekësit në llogarinë në Instagram një urim tejet të veçantë.

Vogëlushi i tij Roan, ditën e sotme mbush 2 vjeç dhe Majku shprehet më i lumtur se kurrë lidhur me faktin që i biri po rritet dita-ditës.

“Çdo sen që ko me arrit në jet, ko me bo veç me të pa ty të lumtur, ti je mishi jem, ti je gjaku jem, ti je krijesa ma e bukur. Urime ditëlindja e 2 ❤️ e babit. Zoti të bekoftë!”- shkruan reperi krah disa fotove ku shfaqet me Roanin.

Rikujtojmë se vogëlushi është fryt i dashurisë së Majk me Majlinda Zekën, mirëpo dyshja nuk janë më bashkë

ME TE LEXUARAT