Zvicerania akuzon sërisht Loredanën dhe vëllezërit e saj

Showbiz

“E gjithë familja është kriminale”!

Kështu është shprehur shtetësja Petra Z., në një intervistë të radhës për mediat zvicerane në lidhje me skandalin e mashtrimit nga reperja shqiptare Loredana Zefi dhe vëllezërit e saj.

“Blick” shkruan se në rastin e Petra Z, Loredana ka përfshirë të paktën tre vëllëzër të tjerë.

Në fillim ishte vëllai i madh i Loredanës ai i cili e kontaktoi zviceranen dhe i kërkoi para për “nënën e sëmurë”, duke i marrë asaj 200.000 franga.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kur shtetësja e kuptoi që nuk kishte për t’i marrë paratë mbrapsht, atëherë Loredana e cila u hoq si avotatja Anna Landmann, i ofroi ndihmë.

Petra e pagoi 700.000 franga për depozita dhe tarigat ligjore, prej të cilave 5900 franga i dërgoi tek vëllai i saj i dytë.

Kur Petra filloi të dyshonte, hyri në mes edhe vëllai tjetër i Loredanës, i cili përmes dhjetra mesazheve telefonike i premtoi asaj që së shpejti do t’i merrte paratë.

Sipas burimeve të “Blick”, ky person është deportuar nga Zvicra, ai tani jeton në Francë dhe nuk i lejohet të hyjë në Zvicër, por çifti zviceran deklarojnë se pavarësisht ndalimit ai shpesh vjen në Zvicër.

Ndërkohë, një tjetër vëlla i reperes thuhet se ka probleme me ligjin.

“Asaj i pëlqen ta portretizojë veten si repere e pasur, shfaqet në video me makina luksoze dhe fotografohet me veshje të brendeve”, shkruan “Blick”.

Loredana është e vetmja nga familja që po hetohet dhe vëllezërit e saj duket se janë në rregull me drejtësinë, për momentin.

ME TE LEXUARAT