Kush është 'Doktor K' që vidhte shtëpitë luksoze

Aktualitet

Policia italiane ka vënë në pranga një 27-vjeçar shqiptar i njohur ndryshe si ‘Doktori K’.

Emri i tij i vërtetë është, Klodian Nikolli i cili ishte i specializuar për vjedhje të shtëpive luksoze.

I riu ka qenë i arrestuar në shtator të vitit të kaluar dhe Gjykata vendosi masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’. Edhe pse nën arrest 27-vjeçari u largua duke e thyer ligjin.

Image

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në 8 maj një polic teksa ishte duke ecur pikasi një makinë të bardhë tip ‘Benz’, dhe duke e njohur mirë autorin i’u vu nga pas.

27-vjeçari e kuptoi që ishte në ndjekje, braktisi makinën duke u përpjekur të largohej përmes një gardhi por ra në prangat e policisë.

I akuzuar për disa vjedhje të ndryshme në provincën e Lombardisë, ai u dërgua në Shqipëri në vitin 2006, teksa s u largua sërish në Itali.

Gjatë kontrollit, policia gjeti në shtëpinë e tij 4 mijë euro dhe objekte të vjedhura si, piktura të shekullit të 20, byzylykë floriri, unaza diamanti, ora të ndryshme dhe sende me vlera marramendëse.

Shqiptari mburrësh pasi ishte specializuar me master në universitetin Boçoni të Italisë, prej së cilës kishte marrë edhe nofkën ‘Doktor’.

ME TE LEXUARAT