E FUNDIT/ Dosja 339: Vangjush Dako thirret në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

Aktualitet

Kryetari i Bashkisë Durrës Vangjush Dako është thirrur dhe është marrë në pyetje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Burime zyrtare bëjnë me dije se Dako është thirrur për tu marrë në pyetje në lidhje me dosjen 339. Thirrja e Dakos është bërë në cilësinë e personit i cili ka dijëni për rrethanat e Hetimit.

Dako është pyetur në lidhje me disa biseda të anëtarëve të bandës së Avdylajve ku flitet për zgjedhje dhe korruptimin me para.


Në përgjime flitet edhe për një person me emrin 'xhuxhi' i cili ende nuk konfirmohet nëse është nofkë per Dakon.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo është hera e parë që Vangjush Dako pyetet në lidhje me këtë cështje dhe dosje e cila ka shkaktuar shumë zhurmë në media dhe politikën shqiptare./Lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT