Vidhnin naftë, policia e Korçës prangos 2 persona

Aktualitet

Policia e Korçës ka prangosur në flagrancë 2 persona të cilët ishin duke shpërdoruar detyrën.

Shtetasit me iniciale F.S dhe M.Z  të dy punonjës pranë gazsjellësit TAP janë arrestuar në flagrancë teksa po i shisnin një të treti rreth 200 litra naftë.

Nafta mendohet të jetë e vjedhur nga kompania në të cilën të dy të arrestuari ishin duke punuar.

Informacion paraprak:

  • Korçë

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

F.S, 25 vjeç dhe M.Z, 29 vjeç, banues në Berat (me detyrë punonjës të një kompanie, e cila kryen punime pranë gazsjellësit TAP).

Si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit A.B, 49 vjeç, banues në Korçë.

Ditën e djeshme shtetasit F.S dhe M.Z, janë kapur në flagrancë në lagjen nr 17 në Korçë, duke i shitur shtetasit A.B, 200 litra naftë, sasi të cilën këta shtetas dyshohet ta kenë vjedhur duke shpërdoruar detyrën, nga një mjet i kompanisë në të cilën ishin të punësuar.

ME TE LEXUARAT