Si të kuptoni nëse jeni prekur nga sulmi i WhatsApp

Kliko per me shume info

1.5 miliardë përdorues të Whatsapp janë paralajmëruar që të përditësojnë aplikacionin për shkak të një sulmi në të dhënat e tyre.

Sulmi i lejon hakerët që të kenë akses në celularin tuaj vetëm me anë të një telefonate, nuk ka rëndësi nëse e hapni apo jo. Më pas mund të hyjnë në telefonata, mesazhe dhe të dhëna të tjera. Madje mund të aktivizojnë edhe kamerën e mikrofonin duke parë e dëgjuar çdo gjë bëni e thoni.

Kliko per me shume info

Nëse ju nuk keni marrë asnjë telefonatë apo nuk keni ndonjë telefonatë të humbur, atëherë nuk jeni prekur nga ky lloj virusi.

Sulmi ka prekur të gjithë pajisjet Apple, Android, Windows dhe Tizen që kanë të instaluar aplikacionin WhatsApp ose Whatsapp Business. Sipas një raporti në Financial Times, sulmi u zhvillua nga firma izraelite e sigurisë NSO Group.

loading...