Basha: Shqipëria ku kryeministri tërheq vizat nga hunda…

Kliko per me shume info

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke folur në takimin me komunitetin shqiptar në Londër, tha se sot ka dy Shqipëri, njëra ku kryeministri tërheq vizat nga hunda, dhe tjetra ku qytetarët vuajnë për gjërat më minimale

‘Mbi 30 të burgosur politik ka regjimi kriminal i Edi Ramës sot. Të gjithë me fëmijë të vegjël. Por që janë të vendosur për të bërë çdo sakrifcë për Shqipërinë. Sot ka dy Shqipëri. Shqipëria e hipokrizisë, e hiles, e korrupsionit, e shpërfilljes për fatin e njerëzve. E shqipërisë ku kemi një kryeministër që duhet sikur gjithë kohës ka tërhequr viza nga hundët.Për demokraci janë këputur koka mbretërish dhe këtu në Londër e dini më mirë se kushdo.

Kliko per me shume info

Sa herë që monarku futet në parlament për të mbajtur fjalën e saj, i përplaset dera e dhomës së komuneve në fytyrë, për t’i kujtuar në mënyrë simbolike se ai nuk mund të ketë çdo pushtet në dorë, garancia për drejtësinë që funksion për të gjithë njësoj nëse janë aristokratë apo refugjatë. Ligji eshte i barabartë për të gjithë. Prandaj, shqiptarët ia dalin të ndërtojnë në një kohë të shkurtër jetë shumë më të mirë në Angli se në shtëpi.

Një qeveri që punon kundër qytetarëve bie. Ky është kufiri që ndan lirinë nga tirania, ku qeveria ka frikë popullin, opinionin publik.

Ndërsa në Shqipëri është frika dhe terrori si mënyrë synimi. Baza e kësaj janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Pa pasur një parlament që është peng i votës së lirë jo i kriminelëve, nuk ka zhvillim ekonomik, mundësi të barabarta për të gjithë.”

loading...