Akuzohet për masakrën e Peshkëpisë, KQZ i ndalon Fredi Bejlerit kandidimin në Himarë

Politikë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur poshtë kandidimin e Alfred Bejlerit në bashkinë e Himarës.

Vendimi është marrë në një nga mbledhjet e kësaj të premte ku janë shqyrtuar formularët e dekriminalizimit të kandidateve për zgjedhjet e 30 qershorit.

“KQZ vendosi të refuzojë kandidaturën e z. Dhionisios Alfred Petro Beleri, kandidat i pavarur për kryetar të Bashkisë Himarë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019” , thuhet ne njoftimin e KQZ.

Mesa duket ky institucion ka konstatuar shkelje në formularin e dekriminalizimit të kandidatit të pavarur ne Himarë, Alfred Bejleri. Ky I fundit kishte kandiduar edhe ne 2015 mbështetur nga opozita por u mund nga Jorgo Goro.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në fakt Bejleri është një emer mjaft I lakuar në media dhe opinionin publik, pasi është konsideruar pjesmarrës në masakren e Pëshkëpisë në Gjirokastër në prill të 1994 ku një komando ekstremiste me mbi 7 persona dhe të armatosur me arsenal ushtrine hynë nga Greqia në tokën shqiptare dhe sulmuan në pabesi një grup rekrutësh të rinj shqiptare të paarmatosur duke vrarë dy e duke plagosur disa të tjerë.vizionplus

ME TE LEXUARAT