Vendimi surprizë, PD dhe LSI dërgojnë emrat e përfaqësuesve në KZAZ

Aktualitet

Reagim i Sekretarit të Përgjithshëm të PD Gazment Bardhi mbi interesimin e medias për porosinë drejtuar Degëve për propozimin e anëtarëve që i takojnë PD në KZAZ.

Reagim i Sekretarit të Përgjithshëm të PD Gazment Bardhi mbi interesimin e medias për porosinë drejtuar Degëve për propozimin e anëtarëve që i takojnë PD në KZAZ

“Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë informacion zyrtar se në KZAZ janë duke u kryer manipulime të rënda të procesit zgjedhor, që nis me regjistrim të paligjshëm të kandidatëve për kryetar bashkie. Për këtë arsye, për të dokumentuar dhe çmontuar këtë paligjshmëri, PD dhe LSI, mund të shfrytëzojnë ligjin, për të dërguar anëtarët që i takojnë në KZAZ për të provuar ligjërisht që Edi Rama nuk garanton zgjedhje legjitime, edhe kur nuk ka kundërshtarë përballë. Në ditët në vijim do të faktojmë të gjitha paligjshëmritë e kryera nga përfaqësuesit e Edi Ramës gjatë procesit.

ME TE LEXUARAT