Shtohet misteri, zbulohet distanca nga e cila u qëllua Admir Murataj

Kliko per me shume info

Shtohen edhe më shumë misteret rreth vrasjes së Admir Muratajt, një prej grabitësve të 9 Prillit në Rinas.

Nga burime bëhet me dije se Murataj u qëllua nga një distancë jo më shumë se 15 metra. Ky është konkluzioni i ekspertëve të Mjekësisë Ligjore. Duke marrë parasysh se përplasja me armë, e dyshuar mes efektivëve dhe grabitësve, ka qenë në një distancë të konsiderueshme, dyshimet janë se Murataj mund të jetë vrarë dhe nga miqtë e tij.

Kliko per me shume info

Akti i ekspertimit i është dorëzuar Prokurorisë për Krime të Rënda të cilët po kryejnë hetimet për mega grabitjen në pistën e Rinasit mesditën e 9 prillit.

Në dokument thuhet se predha në kokën e Muratajt është tejshpuese me vrimë hyrje në lobin temporal të majtë dhe dalje mbi nofullën e djathtë. Megjithatë nuk është përcaktuar lloji i armës së zjarrit me të cilën u qëllua 44-vjeçari.

loading...