Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip minute pas minute nga vendi, Kosova, rajoni dhe bota, live 24

Protesta e opozitës, Gjykata jep vendimin për 7 të arrestuarit

Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për 7 të arrestuarit nga policia në protestën e ditës së hënë. Gjykata ka vendosur 5 masa detyrim paraqitje dhe 2 masa arrest shtëpie.

Masa detyrim paraqitje është dhënë për: Arelin ndoci, Beb Ndreka, Besmir Pula, Panajot Miraka dhe Albi Gerba. Ndërsa masa arrest shtëpie për: Dritan Kuka dhe Qazim Nazera.

Akuzat që rëndojnë ndaj tyre janë “Kundërshtim i policisë me dhunë”, “Shkatërrim prone” dhe “Prishje e qetësisë publike”.

Të arrestuarit thanë para gjykatës se gjatë arrestimit të tyre, ishte ushtruar dhunë mbi ta. Dritan Kuka dhe Qazim Nazera u lanë në burg me argumentin se dyshohet që ishin ata që qëlluan me gurë Drejtorinë e Policisë Tiranë, duke thyer disa prej xhamave.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Comments are closed.