Përlotet Rama: Tanushi për shumë pak ditë do kthehej, do përkëdhelte fëmijët

Kliko per me shume info

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin e tij gjatë ceremonisë mortore në nder të dëshmorit të Atdheut Klodian Tanushi. Rama shprehu ngushëllimet për familjen Tanushi, veçanërisht tre fëmijët e mitur të tij, të cilët ishin të pranishëm në këtë ceremoni.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Kliko per me shume info

Për herë të dytë në një hark shumë të shkurtër kohe, flamuri ynë kombëtar mbështjell trupin e një tjetër dëshmori të atdheut. Rikthehemi në një ceremoni funebre si kjo për ti dhënë lamtumirën një ushtaraku, prind iu tre fëmijëve, djal i dy prindërve dhe i një babai prej të cilit trashëgoi sensin e misionit për FA-të, dhe bashkëshort që ndahet krejt para kohe nga gruaja dhe familja e tij.

Dhe përsëri është shumë e vështirë për të gjetur fjalë që mbushin zbrazëtinë e këtij momenti, për të gjithë ne, por zbrazëtinë që do të mbetet aty në zemrën e fëmijëve, të gruas, të prindërve, të të afërmve dhe të gjithë shokëve, është e pashmangshme.

Shpresoj që prania jonë këtu, së bashku me ju, shumë të respektuar prindër dhe familjar, dhe shumë dashur fëmijë të dëshmorit, t’iu japë sadopak krah për të përballuar humbjen e pazëvendësueshme. Klodiani ishte në një mision paqeruajtës, për të shpëtuar jetë.

Për shumë pak kohë ai do të ishte në atdhe, do të puthte dorën e Ramën, do përkdhelte fëmijët e tij, do ishte një arsye e gjallë krenarie për të atin, por kjo nuk ndodhi.

loading...