Nënë e bijë nga Shqipëria zhduken pa lënë gjurmë në Angli

Kliko per me shume info

Një nënë shqiptare dhe vajza e saj dy vjeçe janë zhdukur pa lënë gjurmë në Angli.

Alarmi është dhënë nga policia britanike, sipas së cilës Sebjana Myzeqari, 24 vjeçe dhe vajza e saj e vogël Enissa, nuk janë parë që prej 2 prillit.

Kliko per me shume info

Nëna e re është parë për herë të fundit në Doncaster, dhe që prej 2 prillit, Sebjana nuk ka përdorur as numrin e saj të telefonit dhe as kartën bankare.

Megjithatë po sipas policisë së Yorkshire, 24-vjeçarja rezulton se nuk është larguar nga Anglia.

Oficeri Neil Thomas tha se Myzeqari ishte larguar nga Shqipëria tre vite më parë dhe ishte vendosur në Doncaster.

“Enisa ishte regjistruar në çerdhe por nëna e saj bënte një jetë të izoluar me pak miq në qytet”,  tha ai sipas “Ora News”.

Policia britanike ka kontaktuar dhe me policinë shqiptare por nuk ka asnjë gjurmë nga vajza dhe nëna e saj.

BBC ka publikuar edhe një numër (101)  për të gjithë shtetasit britanikë që mund të kenë parë nënën shqiptare me vajzën e saj, të cilat kanë pamjen si në foto.

loading...