Me dorën në sup, Myslim Murrizi krijon shoqëri me Ulsi Manjën

Aktualitet

Deputeti “rebel” i PD-së, Myslim Murrizi që mbajti mandatin përkundër vendimit të grupit demokrat, duket se ka një marrëdhënie të mirë me socialistët.

Mesditën e sotme ai është fotografuar në sallën e seancës plenare teksa lë vendin e tij dhe afrohet pranë deputit të PS, Ulsi Manja.

Nuk dëgjohet se çfarë i thotë por gjestet dhe mimika e fytyrës tregojnë për një bisedë konfidenciale të ngrohtë. Myslym Murrizi i vendos dorën në sup Ulsiut, ndërsa gjithë kureshje po dëgjon dhe deputeti tjeter i PS, Xhemal Qefalia. “Opozita” e re duket krejt e paqme me mazhorancën e vendit.

ME TE LEXUARAT