Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip minute pas minute nga vendi, Kosova, rajoni dhe bota, live 24

Kapen 26 kg ‘mall’ në kufirin greko-shqiptar, pranga shoferit

Janë sekuestruar nga policia greke rreth 26 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë. Operacioni i policisë u zhvillua në Kallpaq, në aksin Kakavijë-Janinë.

Mjeti i ndaluar nga policia drejtohej nga një shtetas grek 56-vjeçar. Brenda mjetit janë gjetur 26.6 kg drogë marijuanë, 2 celularë, 250 euro dhe një pajisje GPS.

Drejtuesi i mjetit është arrestuar menjëherë nga policia greke.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Comments are closed.