Fshihte trupat pa jetë të të afërmëve vetëm që t’u merrte pensionin

Kliko per me shume info

Kufomat e dy të moshuarve, të ndarë nga jeta prej kohësh për shkaqe natyrale u gjetën nga policia në një banesë në Sant’Urbano të Padova, në Itali.

Trupat e dekompozuar të të moshuarve u fshehën nga një 55-vjeçar, djali i një gruaje 88 vjeçe, e ndarë nga jeta gjashtë muaj më parë dhe nga nipi i një 90-vjeçari, i ndarë nga jeta tre vite më parë.

Kliko per me shume info

I dyshuari 55 vjeçar tha në polici se i kishte fshehur kufomat e të afërmve, në mënyrë që të vazhdonte të përfitonte pensionin e tyre.

Kështu 55-vjeçari u denoncua nga policia për fshehje kufome dhe mashtrim në rrethana të rënda.

Nëna e tij kishte vdekur para gjashtë muajsh, ndërsa daja tre vite më parë.

Trupi i gruas ishte mbështjellë me celofan, ndërsa ai i dajës, tashmë i skeletizuar ishte futur brenda një kutie druri.

Ndërkohë kufomat do t’u nënshtrohen ekspertizës për të zbuluar shkaqet e vërteta të vdekjes, shkruan noa.al.

Shkak për zbulimin e kufomave, u bënë disa sinjalizime anonime në polici.

loading...