Foto pikante/ Ja ç’kanë veshur ministret e Ramës në Kuvend (FOTO)

Kliko per me shume info

Ministret e kabinetit Rama janë fotografuar paraditen e sotme teksa po iu drejtonin seancës plenare, në të cilën po flitet kryesisht për zgjedhjet e 30 qershorit dhe marrëdhëniet e tensionuara qeveri-opozitë.

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini u pikas e veshur me një këmishë të bardhë, një palë pantallona paksa të gjera, të cilat i jepnin një paraqitje të përditshme, si dhe me një xhaketë që mbante në njërën anë një spilul në formë blete.

Kliko per me shume info

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka preferuar të mos i largohej edhe sot kostumit formal në ngjyrë të errët. Ndërsa ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ndryshe nga dy ministret e tjera, duket se ka veshur një xhaketë me ngjyrë më të çelët.

loading...