EMRAT/ Betohen 12 deputetët e rinj në Parlament, katër të PS

Kliko per me shume info

Seanca e sotme parlamentare ka nisur me betimin e 12 deputetëve të rinj, në radhët e mazhorancës dhe opozitës.

Nga radhët e Partisë Socialiste janë katër deputetët e rinj të cilët hyjnë në Kuvend, duke zëvendësuar të larguarit të cilët kandidojnë për kryetarë bashkie në zgjedhjet e 30 qershorit.

Kliko per me shume info

Eljo Hysko merr mandatin e Rakip Sulit i cili kandidon për Bashkinë e Kamzës, Adriana Jaku merr mandatin lënë nga Pjerin Ndreu, i cili garon për Bashkinë e Lezhës.

Ndërkohë Florenc Spaho merr mandatin e Nuri Belbës që kandidon në Prrenjas, dhe Ardit Konomi merr mandatin e Ilir Xhakollit, i cili kërkon të drejtojë Bashkinë e Pogradecit.

Nga radhët e Partisë Demokratike u betuan Halit Valteri, Selami Janishehu, Besnik Troplini, Krenar Rryçi dhe Kostaq Papa.

Sakaq në radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim u betuan Edmond Stojku, Vasil Sterjovski dhe Suzana Topi

loading...