Policia holandeze qëllon kamionin e shqiptarëve

Kliko per me shume info

Një kamion me mallra të vjedhura që drejtohej nga një shqiptar, është bllokuar nga policia në Holandë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën A67 në qytetin Veldhoven.

Sipas mediave holandeze, autoritetet i bën shenjë kamionit me targa të huaja që të ndalonte në postbllok, por shoferi refuzoi dhe vazhdoi të udhëtonte. Në këtë moment, punonjësit e policisë qëlluan me armë në ajër për paralajmërim, por nuk pati asnjë të lënduar.

Kliko per me shume info

Kamioni shoqërohej nga një automjet i dytë me të cilën udhëtonin pesë persona. Dy mjetet refuzuan urdhrin e policisë dhe ndaluan disa kilometra më tutje. Shoferi i kamionit dhe shoferi i dytë, si dhe pesë personat që ndodheshin në autoveturë braktisën mjetet dhe u arratisën në këmbë.

Efektivët holandezë që u vunë në ndjekje të tyre mundën të arrestonin vetëm shoferin e kamionit, një 46-vjeçar shqiptar identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Kurse 6 personat e tjerë ende nuk janë gjetur edhe pas kërkimeve intensive.

Policia tha se brenda kamionit u gjetën mallra të vjedhura, të tilla si celularë, sende elektronike dhe rroba. Madje edhe kamioni rezultonte i vjedhur. Autoritetet holandeze po marrin në pyetje shqiptarin e arrestuar dhe njëkohësisht vazhdojnë kërkimet për kapjen e bashkëpunëtorëve të tij të arratisur. Hetuesit dyshojnë se këta persona janë pjesë e një grupi grabitësish./tv klan/

loading...