Inteligjenca artificiale zbulon antibiotikun e ri

Teknologji
Inteligjenca artificiale zbulon antibiotikun e ri

Shkencëtarët e Universiteteve MIT dhe Harvard zbuluan falë një algoritmi inteligjence artificiale një molekulë të re antibiotike e aftë të vrasë bakteret rezistente ndaj antibiotikëve tradicionalë, një përparim i madh ky i shumëpritur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Antibiotikët aktualisht në përdorim janë tashmë të vjetër dhe procesi tradicional i gjetjes së antibiotikëve të rinj është i shtrenjtë dhe i vështirë.

Inteligjenca artificiale (IA) bën të mundur kërkimin nëpërmjet modelimit kompjuterik se cilat molekula kimike do të jenë në gjendje të sulmojnë disa baktere, duke shqyrtuar bibliotekat e përbërjeve kimike nga lA.

“Ne donim të zhvillonim një platformë për të shfrytëzuar fuqinë e inteligjencës artificiale për të hapur një epokë të re të zbulimit të antibiotikëve”, tha James Collins, profesor i Inxhinierisë Mjekësore në MIT.

Algoritmi gjeti një përbërje me një strukturë të ndryshme nga antibiotikët ekzistues dhe parashikoi se do të jetë efikas kundër shumë baktereve.

ME TE LEXUARAT