Kryemadhi takon zyrtaren amerikane, ndan shqetësimet mbi situatën e rëndë

Aktualitet

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim zyrtar në Departamentin Amerikan të Shtetit me Zj.Susan K.Falatko, Drejtore e Zyrës për Cështjet e Europës Qendrore e Jugore.

Kryemadhi ndau me K.Falatko opinionet dhe shqetësimet lidhur me situatën e rëndë politiko-sociale në Shqipëri si dhe angazhimin politik të LSI-së në këtë moment tepër delikat për vendin.

Kryetarja e LSI-së nënvizoi gjithashtu dhe rolin dhe vemëndjen që ka treguar SHBA për Shqipërinë duke u bazuar edhe në vlerat e jashtëzakonshme të demokracisë, që Amerika përfaqëson për vendin tonë.

Monika Kryemadhi prej disa ditësh ndodhet në SHBA për një vizite pune.

ME TE LEXUARAT