Komisioni i Disiplinës pezullon 1 vit zyrtarin e klubit shqiptar

Kliko per me shume info

Janë bërë publike vendimet e Komisionit të Disiplinës për javën që lamë pas.

Bie në sy se dënimi i Neritan Novit, zyrtarit të Luftëtarit, i cili u pezullua me dy ndeshje, por më së shumti pezullimi me 1 vit i zyrtarit të klubit të Erzenit, Arjan Hoxha.

Kliko per me shume info

Nga ana tjetër disa ekipe dhe zyrtarë të Kategorisë së Parë dhe të Dytë janë dënuar me gjoba dhe disa ndeshje pezullim.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës

  1. Zyrtari i KF “Luftëtari”, Neritan Novi, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a) të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
  2. Zyrtari i KF “Erzeni”, Arjan Hoxha, për goditje ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/b) të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga çdo aktivitet futbollistik. Në bazë të Nenit 20 të KDS zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe qëndrimi në territorin përreth fushës së lojës.
  3. KF “Kukësi B”, për mos paraqitje në ndeshje kundër “Klosi”, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
  4. Lojtari i KF “Luzi 2008”, Kristi Lacka, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a) të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
  5. Lojtari i KF “Tirana B”, Klajdi Nazlli, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a) të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
  6. Zyrtari i KF “Butriti”, Adriatik Faslli, në bazë Nenit 13 të KDS, paralajmërohet se ne rast përsëritje të shkeljeve disiplinore do të jenë subjekt i masave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloreve të tjera të FSHF.
  7. Zyrtari i KF “Iliria” U-19, Dashamir Cangu, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a te KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
  8. KF “Dinamo” U-19, për mos paraqitje në ndeshje kundër “Luftëtari” U-19 në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
  9. KF “Burreli” U-19, për mos paraqitje në ndeshje kundër “Kukësi” U-19 në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
  10. KF “Bylis” U-19, për mos paraqitje në ndeshje kundër “Durresi” U-19 në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
  11. KF “Vllaznia” U-17, për mos paraqitje në ndeshje kundër “Kukësi” U-17 në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
  12. KF “Kastrioti” U-17, për mos paraqitje në ndeshje kundër “Korabi” U-17 në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
  13. FC “Termi” femra, për mos paraqitje në ndeshje kundër KF “Apollonia” femra, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
  14. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Shkumbini”, Emilian Lluca dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Emilian Lluca vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.
  15. Çeljen e hetimit disiplinor mbi kërkesën e KF “Iliria” U-19 për aktivizim të lojtarit që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen midis “Shënkolli U-19 – Partizani U-19”, datë 28.04.2019.
loading...