Kavaja në zi: Varrosen sot tre viktimat e aksidentit fatal

Aktualitet

Qyteti i Kavajës po përjeton sot një nga ngjarjet më të dhimbshme. Dy djem të rinj, Vilson Cara që sot duhet të festonte 24-vjetorin dhe shoku i tij Gentian Belba, në mesditë do të prehen përjetë në varrezat e qytetit bashkë me një nënë 46-vjeçare, Lumturie Demoriz, goditur nga makina e tyre.

Këtë skenë të përzishme e shoqëron me vajtim nga shtrati i spitalit, vajza e Lumturies, Xhesi Demrozi, e cila mbeti e plagosur rëndë në krah të nënës së saj të ndjerë.

ME TE LEXUARAT