Kapen në kufi 762 kg produkte ushqimi të skaduara, po futeshin në Shqipëri

Aktualitet

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi se ka bllokuar në kufi 762 kg produkte ushqimore të skaduara.

Në Pikën e Inspektimit Kufitar në Morinë, janë bllokuar 762 kg yndyrë gatimi e skaduar (majonezë, ketchup dhe xhel karameli). Ngarkesa me këto produkte ishte nisur nga Kosova dhe pretendohej per ri-eksport në Shqipëri. Inspektorët e AKU-së gjatë kontrollit në kufi kanë konstatuar këto mangësi.

1.Produktet nuk përputheshin me dokumentacionin që shoqëronte këtë ngarkesë, konkretisht raport-analizat nuk i përkisnin këtyre produkteve.

2.Në çertifikatën e cilësisësë ri-eksportit origjina ishte shkruar Kosovë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

3.Produktet e ngarkesës (majonezë, ketchup, xhel karameli) nuk kishin të shënuara në etiketë numrin e Lott-it dhe datën e prodhimit dhe skadencës

  1. Produkti yndyrë gatimi në etiketë kishte të shënuar “preferohet të përdoret para datës 30.03.2016” nderkohe qe në ambalazh (kapaku i kutise plastike) kishte të shënuar datën 11.06.2019.

Në bazë të legjislacionit në fuqi, AKU nuk lejoi futjen e këtyre produkteve në territorin e Republikës së Shqipërisë. Ngarkesa me produktet ushqimore të skaduara u kthye në vendin nga ishte nisur. Me ndryshimet në Kodin Penal që do të miratohen së shpejti masat ndëshkuese ndaj kujtdo që abuzon me sigurinë ushqimore do të jenë tejet të ashpra dhe parashikojnë dënim me burg. Ne nuk do të lejojmë askënd që të abuzojë me shëndetin e konsumatorëve shqiptarë.

ME TE LEXUARAT