Basha: Gjylameti dhe Spiropali në dosjet e “Dibrës” dhe “Xibrakës”

Kliko per me shume info

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, iu referua artikullit të gazetës me tirazhin më të madh në Europë, gazetës gjermane “Bild”, për përfshirjen e kryeministrit Rama në blerjen e votave në Dibër, gjatë zgjedhjeve të pjesshme vendore.

Basha thotë se kryeministri Edi Rama është kapur në përgjimet e dosjes së “Dibrës”, ku flet me zyrtarë të lartë për skenarin e vjedhjes dhe blerjes së votës.

Kliko per me shume info

Duke cituar një artikull të gazetës gjermane “Bild”, Basha tha se vendi sot drejtohet nga një qeveri mafioze. Lidhur me deklaratën e Blerina Gjylametit, e cila tha se artikulli i “Bild” është paguar nga opozita për të nxirë imazhin e Shqipërisë, Basha tha se vetë Gjylameti është pjesë e dosjes për blerjen e votës në Dibër.

Kryedemokrati nuk kurseu as akuzat për Elisa Spiropalin, për të cilën tha se është pjesë e dosjes së “Xibrakës”.

“Shqyrtuam gjendjen e rëndë të grushtit të shtetit ku ndodhet vendi, pas asgjesimit të gjykatës kushtetuese, sot e gjithë Shqipëria dhe e gjithë bota ka kuptuar se ku fshihet makthi i Edi Ramës.

Sot gazeta më e madhe “Bild”, ka bërë jo vetëm një panoramë tronditëse të gjendjes së Shqipërisë si një narkoshtet, të një qeverie që sillet si bandë, por ka zbuluar diçka që në përgjimet e Dibrës figuron vetë Edi Rama, duke komunikuar me zyrtarë të lartë që skenari, vjedhja e votave është zhvilluar sipas porosisë së tij.

Gjylameti është pjesë e dosjes së “Dibrës”, ndërsa Spiropali është pjesë e dosjes së “Xibrakës”. E vërteta që mbetet është kjo. Nuk ka njeri në Europë që nuk e ka marrë vesh që Edi Rama ka blerë zgjedhjet”.

loading...