Arrestohet 12-vjeçarja e dehur: I mora makinën gjyshit sapo fjeti

Kliko per me shume info

Një 12-vjeçare në Meksikë është arrestuar pasi po i jepte makinës pa patentë dhe ishte në gjendje të dehur.

Ajo kishte marrë makinën e gjyshit të saj dhe kishte dalë me tre miq për të festuar.

Kliko per me shume info

Kamerat kanë filmuar momentin kur ajo po ndiqej nga policia në autostradë. Vajza akuzohet për drejtimin e mjetit pa patentë dhe konsumimin e alkoolit nën moshën e lejuar.

Autoritetet thanë se gjatë ndjekjes, vajza u përplas me një sinjalistikë rrugore. Policia u habit kur vajza 12-vjeçare doli nga makina me duart e saj lart.

Thuhet se ajo i tha policisë që ” prita derisa gjyshin ta zinte gjumi për ti marrë makinën fshehurazi”.

loading...