Aksidenti në Kavajë, 23-vjeçari humbi jetën duke shkuar të festonte ditëlindjen

Kliko per me shume info

Vilson Cara kishte vendosur të festonte ditëlindjen bashkë me dy shokë të tij, por festa u kthye në mort për 23 vjeçarin, njërin prej të rinjve që ishte në automjet më të dhe një kalimtare 46 vjeçare.

Aksidenti tragjik ndodhi në dalje të Kavajës teksa Lumturie Demrozi bashkë me dy vajzat po kalonin rrugën.

Kliko per me shume info

Ky është momenti kur 46- vjeçarja dhe dy vajzat pasi sigurohen se nuk rrezikohen nga ndonjë automjet përshkojnë mes përmes rrugën për të kaluar në trotuarin përballë.

Në këto pamje të kamerave të sigurisë së një biznesi që ndodhet aty pranë duket automjeti i drejtuar nga Vilson Cara që vjen me një shpejtësi të madhe mbi 100 kilometër në orë. Janë vetëm pak sekonda ku ai në përpjekje për të shmangur përplasjen devijon në korsinë e kundërt duke hedhur disa metra lart 46-vjeçaren.

Viktima tjetër është Gentian Belba, 23 vjeç, pasagjer në automjetin që Cara kishte marrë me qira për të festuar ditëlindjen me shokët. Cara fillimisht mbeti i plagosur, por ndërroi jetë më vonë në spital. E plagosur por jashtë rrezikut për jetën është një nga dy vajzat e 46 vjeçares./klan

loading...