25 maji protestë me molotov? Ja si përgjigjet Lulzim Basha

Aktualitet

Kryetari i PD, Lulzim Basha i ka dhënë përgjigje pyetjes së gazetarëve nëse edhe protesta e 25 majit do jetë një protestë ku do të hidhen bomba molotov, si të shtunën e kaluar. Lideri i opozitës tha se PD në asnjë rast nuk ka bërë thirrje për dhunë, por qytetarët janë të zemëruar me kryeministrin Edi Rama.

Pyetje: Do të jetë një protestë me Molotov zoti Basha?


Lulzim Basha: Ambrozia, ne kurrë nuk kemi bërë thirrje për dhunë dhe distancohemi nga çdo akt dhune, por mos prit që Lulzim Basha të jetë komandanti i baballarëve, që u ka vënë kryqin tek shtëpia Edi Rama, i vëllezërve motrat 3-vjeçarë të të cilëve i ka helmuar me gaz Edi Rama apo i fëmijëve të prindërve që Edi Rama u theu kockat se dontë t’u grabiste shtëpitë, që t’u vidhte 40 milionë euro shqiptarëve dhe të mos shpronësontë as banorët e ligjshëm. Këto janë vetëm 3 skandale.

Komandant i zemërimit popullor nuk është Lulzim Basha. Zemërimi popullor vetëm do të rritet. Detyra jonë është vetëm të parashtrojmë zgjidhjen politike dhe të thërrasim shqiptarët ta mbështesin këtë kauzë, gjë që e kanë bërë në mënyrë të paprecedentë dhe madhështore, për të cilën përkulem me mirënjohjen më të thellë ndaj tyre, si për protestën e 11 Majit, ashtu edhe për protestën e 13 Majit. Jam i sigurtë që këto do të tejkalohen sin ë masivitet, ashtu edhe në vendosmëri nga protesta e 25 Majit.

ME TE LEXUARAT